Tri opsionet e këqija të Amerikës në Siri

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 09:10 | Nga

Armët kimike dyshohet të jenë përdorur sërish në Siri, me sa duket prej forcave të Qeverisë, si bëhet e ditur sipas dëshmive rrethanore.

Sërish, shumë amerikanë, posaçërisht në Washington, janë përgjigjur me thirrjet për të ndërmarrë diçka, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. E sërish, këtë javë, sulmet ajrore ndëshkuese kundër Qeverisë siriane janë shndërruar në opsionin më të diskutuar.

Këto debate rreth Sirisë zbulojnë shumëçka, por jo në mënyrën e synuar prej pjesëmarrësve në to. SHBA-ja vazhdon të përfundojë tek e njëjta politikë e sulmeve ajrore të kufizuara, gjë që na tregon se përse problemi i Sirisë është aq i zorshëm. Një gjë e tillë po ashtu shpërfaq të metat e politikës së jashtme amerikane.

Mund të vërehet se ka diçka të pazakontë, posaçërisht nëse merret parasysh fakti se diskursi i njëjtë që është përdorur në administratën Obama tani është i pranishëm tek administrata Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme