Tri raste të dhunës në familje i ka evidentuar Policia e Kosovës në 24 orët e fundit. Në Prizren një grua ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga një i dyshuar.
Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.
Edhe në Malishevë një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e i dyshuari është i arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërsa, në Podujevë, një burrë dhe një grua janë ankuar se vazhdimisht kanë pësuar dhunë nga një i dyshuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.