Tri raste të raportuara të dhunës familjare në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Tri raste të reja të dhunës familjare janë raportuar të hënën në Kosovë. Në raportin e policisë është njoftuar se raste të dhunës familjare ka pasur në Fushë Kosovë, Deçan dhe në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi ka marrë lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorisë është dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raport të policisë për rastin në Deçan.

Ndërkohë për rastin në Prizren është njoftuar se dy meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tyre. Ata janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Të ngjashme