Kur e vizitoni një specialist të bukurisë, ju gjithmonë dëshironi t’i mësoni të gjitha sekretet e bukurisë: çfarë bëjnë ata për lëkurë, cila maskë e fytyrës është më e mira, si ta bëni lëkurën më të shëndetshme, etj.
Prandaj, ekspertët kanë ndarë tri sekrete të cilat duhet t’i dini për të pasur lëkurë të shëndetshme.
Sa shumë krem ju nevojitet?
Kur aplikoni krem kundër diellit në lëkurë për ta mbrojtur nga plakja, dermatologët e rekomandojnë rregullin “sa më shumë aq më mirë”.
Për proporcion të duhur, rekomandohet gjysmë luge e çajit për ta aplikuar një substancë në lëkurë me 2 shtresa.
Ujë termal për lëkurë të tharë
Për ta mbajtur elasticitetin e lëkurës, dermatologët përdorin spreja me ujë termal.
Ai ujë përmbanë kalcium, hekur, sodium dhe është i pasur me minerale, duke përfshirë selenin i cili e mbron lëkurën nga rrezet ultra vjollcë.
Kujdesi me kokos
Çdo dermatolog e din se kokosi është produkt magjik për lëkurën. Nëse pini qumësht me kokos në bazë të rregullta, atëherë do të keni lëkurë të ndritshme dhe të shëndetshme brenda pak javëve./Brightside