Tri shkolla të Fushë-Kosovës përfitojnë 30 tableta, donacion nga OSBE-ja

Fushë-Kosovë | 30 Tet 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Arsim e Komunës së Fushë-Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh).

Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte dhënia e 30 tabletave për 3 shkollat e qytetit, si donacion i OSBE-së, të cilët do të shpërndahen për komunitet pakicë 2/3, dhe pjesa tjetër për komunitetin shqiptar.

Me këtë bashkëpunim ndërmjet DKA dhe MASh pritet të arrihet avancimi i cilësisë së mësimnxëniës dhe përmirësimi i kushteve të mësimit për nxënësit e komuniteteve dhe po ashtu për përmirësimin e zbatimit të mësimit online në shkollat e Kosovës.

Të ngjashme