Tri shpërthime në Kabul të Afganistani të shtunën kanë lënë të vdekur pesë persona, ndërsa janë lënduar dy të tjerë.
Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdaws Faramarz tha se dy shpërthimet e para ndodhën kohë 15 minuta larg njëra tjetrës dhe i treti i cili kishte në fokus një automjet policie ndodhi dy orë më pas.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për to, raporton AP.
Nuk u bë e qartë edhe çka i shkaktoi shpërthimet. Shumica e sulmeve me bombë në kryeqytet në muajt e fundit janë bërë me bomba të ngjitura me magnet në automjete dhe që shpërtheheshin me telekomandë.
Shpërthimi i dytë ndodhi në një veturë me të cilën po udhëtonin ushtarë vendorë dhe që dy prej tyre vdiqën.
Afganistani është përballur me bombardime që kanë pasur fokus vrasjes dhe dhunën derisa negociatat për paqe në Katar mes Talibanëve dhe qeverisë afgane kanë ngecur.
Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet, por shumë prej tyre shkojnë pa marrë përgjegjësi dikush, teksa qeveria akuzon talibanët.