Tri shtetet më të mira për emigrantët

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 15:04 | Nga

Zvicra është njëra nga tri vendet më të mira për emigrantët, në një renditje të re sipas një studimi amerikan U.S. News and World Report.

Në këtë studim amerikan Suedia figuron në vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Gjermania.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i cili u themelua kryesisht nga emigracioni masiv, vjen në vendin e shtatë.

U.S. News and World Report për të krijuar këtë listë kishte marrë për bazë masa të tilla, si stabiliteti ekonomik, barazia e të ardhurave dhe tregjet e punës, duke përdorur një studim të veçantë të opinioneve të më shumë se 21.000 udhëheqësve të biznesit dhe elitave të tjera si dhe anëtarëve të publikut.

Suedia ishte bërë një destinacion popullor për refugjatët nga Afrika dhe Lindja e Mesme gjatë viteve të fundit, duke marrë më shumë emigrantë sesa çdo komb tjetër evropian në kulmin e fluksit të emigrantëve në vitin 2015, përcjell albinfo.ch.

Suedia nuk ishte vendi i vetëm që ka mirëpritur emigrantët; Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka gjithashtu janë në 10 pozitat e para të renditjes, kryesisht për shkak të perceptimeve të favorshme të gjetura në studimin mbi ekonomitë e tyre dhe përkushtimin ndaj barazisë së të ardhurave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme