Tri skuadra interesohen për huazimin e Ozilit

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij.

Mesfushori gjerman ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion te Arsenalit, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje.

30-vjeçari është aktivizuar 71 minuta në Ligën Premier dhe po aq minuta në Kupën e Anglisë.

Daily Mirror ka shkruar se Topçinjtë kanë vendosur ta huazojnë yllin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi londinez është i gatshëm t’ia paguaj gjysmën e pagës prej 350 mijë funteve në javë gjermanit që të largohet në huazim.

Arsenali dëshironte shitjen e lojtarit edhe në verë, por munguan ofertat në drejtim të tij.

Fenerbahce ishte skuadra më e interesuar, por gjiganti nga Stambolli nuk e përballoi pagën e gjermanit.

Klubi ku aktivizohet Vedat Muriqi pritet përsëri të futet në garë për huazimin e Ozilit, pasi tani gjysmën e pagës e paguan Arsenali.

Por nuk përjashtohet rikthimi i Ozilit në Bundesliga, ku skuadra si Schalke 04 dhe Werder Bremen gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

Të ngjashme