Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Policia ka njoftuar për një viktimë në Prishtinë, e cila ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Në një rast tjetër në Prishtinë një grua ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete një grua. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur edhe në Istog, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.