Tri vjedhje kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë. Dy prej tyre, Policia e Kosovës i ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Afër orën 23:00 është raportuar për vjedhje të kasafortës së një marketi.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në marketin e tij ku kanë vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash në të”, thuhet në raportin e PK-së.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Rreth orës 20:30 është raportuar se një vjedhje ka ndodhur në “Rrugën C”. Policia ka thënë se në banesën e një personi janë vjedhur stoli ari.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, në banesën e tij ku kanë vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, ka njoftuar PK-ja në raport.
Ndërsa, një market është vjedhur po ashtu në rrugën “Bahri Fazliu” në kryeqytet. Në këtë rast, Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se janë kapur duke vjedhur në një market. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.