Gjykata Themelore e Pejës ka dënuar të akuzuarin për terrorizëm, Sokol Morinën, me tri vite burgim me kusht.
Trupi gjykues ka vendosur që dënimi ndaj Morinës, i akuzuar për bashkim me organizatën terroriste ‘Al-Nusra, të mos ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër penale brenda dy viteve.
Morina akuzohej nga Prokuroria Speciale për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri gjatë vitit 2013-2014.
I akuzuari është shpall fajtor sepse gjate periudhës kohore korrik 2013 e deri në janar te vitit 2014, me qellim për t`u bashkangjitur grupit terrorist “Al Nustra” e cila operon ne konfliktin e armatosur në Siri.
I pandehuri S.M. se bashku me shoku e tij A.Sh. kanë udhëtuar për në Siri në mënyrë ilegale, me ç‘rast janë stërvitur per gjuajtje nga grupi terrorist i lartcekur, ku si pasoje e konflikteve i njëjti ka marr lëndim në këmbën e majte dhe pas shërimit te përkohshëm është kthyer ne Kosovë.