25 prill e martë 2016, Mona – nëna e Adelina dhe Zanfina Ismailit, ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Ajo fatkeqësisht humbi betejën me kancerin.
Zanfina – bija e saj e vogël, e kujtoi atë sot tri vjet pas vdekjes së saj.
Këngëtarja e cila ka lënë anash muzikën për t’u fokusuar në karrierën si juriste, ka postuar një video në Instastory, duke vënë në pah fotografitë e varura të nënës në mur.
Mona do të kujtohet gjithmonë si një grua e fortë që sakrifikoi gjithçka për bijat e tyre, Adelinën, Emën dhe Zanfinën.