Tridhjetë ditë paraburgim ndaj një personit që ngacmoi seksualisht të miturën në Gjakovë

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente ndaj të pandehurit G. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022 në Gjakovë.

“I dyshuari G. P., e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët ‘Hajde të puthi’, ‘Hajde afrohu’, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babanë e kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te pa njohur”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G. P. ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim. 

Të ngjashme