I dyshuari Jovan Viçentieviq ka dalë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pas caktimit prej 30 ditësh paraburgim nga kjo gjykatë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Ekonomia Online
Viçentieviq është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër Lepencit”.
Pas seancës, Nebojsa Vlajiq avokati i të dyshuarit Jovan Viçentieviq tha se i ka paraqitur prokurorit faktet që sipas tij tregojnë se klienti i tij nuk ka pasur të bëjë me këtë rast si dhe me armatimin që dyshohet që janë vendos për sulmin.
“Kemi deklaruar se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur rasti, ka qenë diku tjetër. Kemi kërkuar të lirohet dhe presim vendimin prej tyre, kemi kundërshtuar me faktet e prokurorisë, po ne i kemi kundërshtuar sepse nuk përputhem me fakte”, ka thënë Vlajiq.
Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.
Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.