Kieran Trippier është i vendosur të rikthehet në vendlindje pas dy viteve të kaluara në Spanjë te Atletico Madrid.
Mbrojtësi anësorë vlerësohet shumë në Angli dhe tri skuadra të mëdha tanimë janë vënë në ndjekje të tij.
Vet lojtari ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Ishull pas aventurës dy vjeçare me plot sukses te Atletico, ku fitoi edhe titullin e kampionit.
Arsenal, Manchester United dhe Everton janë tri skuadrat që janë vënë pas anglezit.
Atletico është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron të fitojë 20 milionë për ta lënë të lirë.
Gjithsesi reprezentuesi anglez ka vullnet për tu rikthyer dhe po pret ofertën e duhur.