Futbollisti i Tottenham Hotspur, Kieran Trippier, do ta preferonte kalimin te Manchester United dhe jo nnë Napoli, nëse do të ndodhte largimi i tij, sipas Gianluca Di Marzio.
Lojtari i Anglisë po kërkohet edhe në Itali, mirëpo interesim për të është shfaqur edhe në “Old Trafford”.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka shfaqur paraqitje mbresëlënse për Anglinë dhe Spurs sidomos në këto vitet e fundit.