Fansat e Khloe Kardashian kanë marrë situatën në dorën e tyre, pas publikimit të lajmeve për tradhtinë e Tristan Thompson.
Tristan ka pranuar disa kërcënime me vdekje në llogarinë e tij në Instagram nga fansat e Khloe.
“Të urojë të vdesësh për atë çka i ke bërë Khloe-t” ishte një ndër komentet.
Basketbollisti 27 vjeçar ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me tradhtinë e tij të shumëfishte, njëjtë ka vepruar edhe Khloe.
Ajo pritet që të lindë gjatë kësaj jave, vajzën e parë të çiftit.
Tristan është parë në disa video të ndara duke puthur dhe prekur gra të tjera, ndërsa njëra prej tyre ka postuar një video eksplicite për të cilën ka thënë se është ajo duke bërë seks me Tristan. Kjo e fundit madje ka thënë se është shtatzënë me fëmijën e tij.