Trofeu më i çmuar i futbollit ka arritur në stadiumin rus “Luzhniki”.
Legjenda e Spanjës, Iker Casillas ka qenë personi i fundit që e ka përcjellë trofeun drejt stadiumit rus.
Sot fillon kompeticioni më i rëndësishëm, Kupa e Botës, me ndeshjen Rusi – Arabia Saudite.
Takimi i parë i grupit A nis nga ora 17:00, dhe do të jetë e vetmja ndeshje në programin e sotshëm.