Trofeu i Botërorit vjen në Kosovë, bashkë me të edhe legjenda e Brazilit

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e madhe po vjen. Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë aty, por shumë lehtë mund të jetë secili dashamir i futbollit, ngaqë kjo ngjarje do të jetë atraksion i veçantë.

Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.

Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë.

https://al.cocacola-kos.com/fifa-trophy-tour

Të ngjashme