Tronditet Shqipëria para ndeshjes me Skocinë

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Christian Panucci ka marr një lajm aspak të mirë para dy ndeshjeve të nëntorit.

Shqipëria do të përballet me Skocinë dhe Uellsin në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Christian Panucci nuk mund të llogarisë në Emir Lenjanin.

Lenjani kishte pësuar lëndim te skuadra e tij, Sion, andaj nuk po arrin të rikuperohet me kohë, përcjell “lajmi.net”.

Edhe pse ishte grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës, ai nuk arriti që të stërvitej, duke u larguar nga kampi.

Natyrisht se Lenjani do të jetë mungesë e madhe për Shqipërinë, duke ditur që ndaj Skocisë duhet vetëm fitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme