Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville, Florida.
Shtëpinë e tyre dykatëshe në zonën e Windergate Drive e përfshiu një zjarr i fuqishëm, mëngjesin e së mërkurës, 26 gusht.
Sipas autoriteteve të Departamentit të Zjarrfikjes në Jacksonville, tre fëmijë humbën jetën, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur ndodhen në gjendje kritike në spital.
Në vend të ngjarjes në këtë moment tronditës mbërritën dhe familjarë të viktimave. Në pamjet e publikuara nga “Reuters”, thuhet se aty mbërritën gjyshërit e nipërve të vdekur (prindërit e nënës së tyre), Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari), të cilët shihen pranë banesës së tyre. Alia, sipas përshkrimit të “Reuters”, përjeton momente të rënda dhimbjeje.
“Reuters” thotë se pranë tyre është edhe një kushërirë e bijës së tyre, Kesi, sikurse edhe një kolege e saj e punës, Erina Troci, duke ngushëlluar Alien.