Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për sot

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkruar në ‘Truth”, duke njoftuar njoftuar se ka anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pasi, sipas tij, bisedimet me Republikën Islamike të Iranit kanë arritur në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe kanë marrë miratimin e saj.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se si president i SHBA-së ka vendosur të pezullojë sulmet e planifikuara për mbrëmjen e së enjtes.

Ai shtoi se diskutimet dhe pikat përfundimtare të marrëveshjes janë miratuar në parim dhe në detaje nga të gjitha palët e përfshira, duke përmendur SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe vende të tjera.

Sipas Trumpit, bllokada detare do të mbetet në fuqi derisa të finalizohet marrëveshja, ndërsa koha dhe vendi i nënshkrimit do të bëhen të ditura së shpejti. 

Të ngjashme