Trump anulon vizitën në varrezat e ushtarëve amerikanë të Luftës së Parë Botërore, arsyeja moti i keq

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një vizitë të planifikuar në varrezat e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me Shtëpinë e Bardhë që citonte motin e keq si shkak të lënies në tokë të helikopterit të tij, në argumentimin e anulimit.

Trump ishte parashikuar të vendoste një kurorë me lule dhe të mbante një moment heshtjeje gjatë së shtunës në varrezat dhe memorialin amerikan “Aisne-Marne”, që gjendet në afërsi të “Belleau Wood”, rreth 100 kilometër në verilindje të Parisit.

Në vend të kësaj ceremonie të programuar, Trump kaloi pjesën më të madhe të ditës në takimin dhe drekën me presidentin francez, Emmanuel Macron, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Paris, aty ku ai po qëndron gjatë shfaqjeve që do të shënojnë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme