Presidenti amerikan Donald Trump, ka postuar disa shkrime në Twitter ku ka kritikuar aleatët e SHBA-ve disa orë pas përfundimit të samitit të G7 në Kanada.
Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë paguar pothuajse të gjitha shpenzimet e NATo-s, për t’ju ndihmuar vendeve që, siç ka thënë ai, i kanë “shqyer” në tregti.
“Tregtia e lirë tani duhet të quhet tregti e budallenjve” ka shtuar Trump ne lidhje me kërcënimet për vendosjen e tarifave të reja ndaj SHBA-ve.
Deklaratat e tij vijnë pasi aleatët nga G7 e kritikuan për refuzimin e një deklarate të përbashkët.