Amerika ju është bashkuar fqinjëve të Koresë së Veriut, duke dënuar kështu testin e fundit bërthamor të bërë nga ky shtet komunist.
Poyngyang ka thënë se ka kryer suksesshëm testin e bombës me hidrogjen e cila mund të bartet me raketa me rreze të gjata, shkruan BBC.
“Koreja e Veriut ka kryer një test të madh bërthamor”, ka shkruar Trump në Twitter.
“Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.
Përveç SHBA edhe Koreja e Jugut, Kina dhe Rusia kanë reaguar ashpër pas veprimit të veri-koreanëve.