Mediat amerikane shkruajnë se presidenti Donald Trump i ka kërkuar ndihmë në mënyrë private shefit të stafit të tij John Kelly, “për të lëvizur të bijën Ivanka dhe të shoqin Jared Kushner nga Shtëpia e Bardhë”.
Sipas një shkrimi të publikuar në New York Times të cilit Trump është ankuar shumë herë për faktin se çifti duhet të hyjë në rezidencën presidenciale. Ndërkaq Ivanka Trump ka përfunduar në syrin e FBI për hetimet e Trump International Hotel and Tower në Vankuver.
CNN thotë se në hetim të FBI janë negociatat për realizimin e këtij biznesi në Vankuver, Kanada. Hetimet mund të jenë një pengesë për Ivankën, e cila si këshilltare e Presidentit, po kërkon të marrë leje sigurie për akses të plotë në të gjitha dokumentet, përfshi dhe ato top sekret. Një privilegj tashëm i humbur nga i shoqi, Jared.