Trump dhe Abe bisedojnë për Korenë Veriore

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 08:11 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe sot kanë biseduar për Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe takimin mes Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët vazhdojnë të jenë përkushtuara për bashkëpunim me Korenë e Jugut dhe “afrimuan qëllimin e përbashkët që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj të shkatërrimit në masë dhe programit të raketave balistike”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump njoftoi sot se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

Ky zhvillim vjen pasi Koreja e Veriut ka liruar tre të burgosur amerikanë, të cilët janë kthyer në ShBA.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme