Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe janë pajtuar për të bërë më shumë trysni ndaj Koresë së Veriut.
Ata kanë folur me telefon për 20 minuta në mëngjesin e kësaj së diele, shkruan BBC.
Abe ka treguar më vonë se me Trump kanë biseduar se di të gjendet një zgjidhje pas situatës ku Koreja e Veriut ka bërë testin e radhës bërthamor, të bombës me hidrogjen.
Abe është pajtuar që Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut të punojnë bashkë në rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut dhe se ka bërë thirrje për ndryshime të politikave rreth bashkëpunimit të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.
Kjo është telefonata e tretë ku Trump dhe Abe kanë diskutuar që prej kur Korea e Veriut lëshoi raketën balistike mbi Japoni nga e marta.