Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in e ka bindur liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, që ta mbajë takim e parë me presidentin amerikan, Donald Trump, në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë, ka thënë një burim për CNN, përcjell Klan Kosova.
Moon dhe Kim u takuan në lokacionin e njëjtë në Panmunjom të premten e kaluar, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme që ishte transmetuar kudo në botë, dhe që kishte çuar në një marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe që formalisht t’i japin fund Luftës Koreane.
Ka një “mundësi të madhe” që samiti të mbahet në atë vend, me disa ngjarje që me gjasë mund të planifikohen në anën veriore të linjës demarkuese ushtarake që i ndan dy vendet sipas një zyrtari me njohuri të thella mbi të mendimin e Koresë Veriore mbi këtë çështje.