Kanë mbetur edhe disa orë që Donald Trump të merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve.
Pas inaugurimit si i pari i Amerikës, organizatorët kanë paraparë edhe një ballo, ku Trump do të vallëzojë me bashkëshorten Melania.
E në këtë ngjarje madhështore do të jetë e pranishme edhe mikesha e presidentit, Bleona Qereti.
Kjo e fundit këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur edhe ftesën e bërë prej organizatorëve.
“Darkë kryesore. Nuk kam koment”, ka shkruar Bleona në Instagram.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare orë më parë e ka falënderuar Trumpin për ndihmën që i ka dhënë në karrierën në Amerikë.