Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e Hamza bin Laden, djalit të Osama bin Laden, i cili ishte anëtar i profilit të lartë i Al-Qaeda.
Trump tha në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se Bin Laden u vra në një operacion kundër terrorizmit pranë kufirit Afganistan-Pakistan, megjithëse nuk dha një datë të saktë për vdekjen.
“Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm që e privon Al-Qeada-n nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon edhe aktivitete të rëndësishme operative të grupit. Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste” thuhet në deklaratë.
Raportimet për vdekjen e të birit të Osama bin Laden kishin filluar në verën e këtij viti.
Deklarata e fundit publike e tij ishte në vitin 2018.