Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do ta nominoj guvernatorin republikan të Kanzasit, Sam Brownback, për postin e ambasadorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara për liri fetare ndërkombëtare.
Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Brownback, 60 vjeçar, do ta drejtor Zyrën e Departamentit amerikan të shtetit për liri fetare ndërkombëtare.
Shpallja për këtë nominim u bë mbrëmë vonë. Sipas faqes në Internet të Departamentit amerikan të shtetit, misioni i kësaj zyreje është “promovimi i lirive fetare se qëllim themelor i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Kjo zyre i monitoron “persekutimet dhe diskriminim religjioz në gjithë botën, rekomandon dhe implementon politika në rajonet ose shtetet përkatëse dhe zhvillon programe për promovimin e lirive fetare”.