Trump e do Rusinë në samitin e G7

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:39 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e samitit të G7-ës, ku bëjnë pjesë vendet e industrializuara të botës.

Rusia u përjashtuar në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, megjithatë Trump ka thënë se dëshiron ta shoh këtë vend pjesë të këtij grupi.

Parapërgatitjet e këtij takimi janë përcjellë me përplasje të vazhdueshme në mes të presidentit të SHBA-ve dhe shteteve të tjera, në lidhje me vendosjen e taksave në tregti nga ana e Trump.

Gjithashtu pritet të ketë mosmarrëveshje me Trump për vendimet në lidhje me Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme