Trump e shkarkon Sekretarin Tillerson, në krye të Departamentit të Shtetit vjen shefi i CIA-s

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:22 | Nga

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump e ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Shtetit Rex Tillersonin duke bërë me dije se në vend të tij e ka emëruar drejtorin e CIA-s Mike Pompeo.

Për këtë shkarkim, Trump ka njoftuar nëpërmjet Twitter ku e ka falënderuar sekretarin Tillerson për shërbimin e tij.

Ndërkohë që presidenti amerikan ka thënë se sekretari i ri Mike Pompeo do të bëjë punë të shkëlqyer.

Detyrën e Pompeos në krye të CIA-s, do ta marrë Gina Hapsel, aktualisht zëvendësdrejtore e kësaj agjencie. Ajo do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë e zbulimit ndërkombëtar.

Siç shkruajnë mediat amerikane, Presidenti i kishte kërkuar shefit të diplomacisë Tillerson të jepte dorëheqjen dhe sekretari i shtetit kishte mbyllur para kohe një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer dje në Uashington.

Veprimi i Trump vlerësohet lëvizje madhore në ekipin e sigurisë kombëtare ndërkohë që po zhvillohen negociata të rëndësishme me Korenë e Veriut.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme