Presidenti Trump sapo ka hyrë në pjesën e selisë së tij të fushatës në Virxhinia për të ngritur brohoritjet e pjesëmarrësve të kampanjës.
“Kam dëgjuar se qëndrojmë mirë në Florida, ashtu sikurse në Arizona. Ne jemi jashtëzakonisht mirë me vota edhe në Teksas. Do kemi një natë të mrekullueshme”, deklaroi presidenti Trump, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.
“Ndihem shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve.
Trump tha se mesazhi i tij për Amerikën ishte se “të gjithë të qëndrojnë të bashkuar”.
CNN njoftoi më herët, se Trump u mblodh me stafin e tij të lartë të fushatës në një dhomë konferencash në selinë qendrore, i tha një burim CNN, përfshirë Bill Stepien, Justin Clark dhe disa të tjerë. Ata u takuan për rreth 20 minuta.