Irani thotë se ka arrestuar 17 spiunë që sipas tij po punonin për CIA-n dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.
Ministria e inteligjencës tha se të dyshuarit kishin mbledhur informacione në sektorë jetikë – duke përfshirë fushat ushtarake dhe bërthamore të aktivitetit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trum, ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se raporti është “krejtësisht i rremë”.
Tensionet janë përshkallëzuar në javët e fundit mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Presidenti Trump vitin e kaluar e la marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me iranianët dhe SHBA-të kanë imponuar sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj tyre.
Irani bëri njoftimin në mediat shtetërore, duke thënë se spiunët e dyshuar ishin arrestuar deri në mars të këtij viti, raporton BBC.