Trump: I kemi thënë Iranit se armëpushimi ka “marrë fund”, Teherani kërkon vazhdim të bisedimeve

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet me Iranin, por ai përsëriti gjithashtu se Uashingtoni e ka informuar Teheranin se armëpushimi nuk është më në fuqi.

“Republika Islamike e Iranit na ka kërkuar të vazhdojmë ‘bisedimet’. Ne kemi rënë dakord ta bëjmë këtë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Por Shtetet e Bashkuara i kanë njoftuar ata, pa asnjë dyshim, se Armëpushimi ka marrë fund!”, shtoi presidenti.

Të ngjashme