Trump i kërkon falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme për trajtim “jo të duhur”

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar falje gjyqtarit të ri të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Në betimin e Kavanaugh, Trump, ka thënë se në emër të shtetit i kërkon falje atij dhe familjes së tij për dhimbjet që iu janë shkaktuar, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Çështja ka të bëjë me akuzat që ishin ngritur nga disa gra ndaj gjyqtarit, për ngacmime seksuale, të cilat ai menjëherë i kishte mohuar.

Kavanaugh është zgjedhur gjyqtar pas votimit në senat, ku nga 50 vota mori 48.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme