Me pretendimin se ka fakte, Donald Trump po beson se virusi korona ka origjinën nga laboratori kinez i virologjisë .
Për këtë pohim kreu i shtëpisë së bardhë thotë se ka parë prova nga agjencia e tij e inteligjencës të cilët në bazë të rezultateve dhe hetimeve po vazhdojnë të forcojnw këtë teori.
Mirëpo ai nuk shpalosi më shumë detaje rreth këtyre akuzave ndaj Kinës më arsyetim se një gjë e tillë nuk i lejohet për momentin.
Laboratori në Wuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan duke i quajtur të gjitha këto spekulime.
Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, ndonëse shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Wuhan.
Kronikë e gazetares Iliri Pireva.