Trump kërcënon me tarifë Meksikën nëse nuk miraton Marrëveshjen e Emigracionit

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump la të kuptojë se do të ketë më shumë detaje rreth një pakti të migrimit që SHBA-të e kanë nëshkruar me Meksikën javën e kaluar, duke thënë se një pjesë tjetër e marrëveshjes me Meksikën duhet të ratifikohet nga ligjvënësit meksikanë.

Ai nuk dha detaje tjera por kërcënoi me tarifa nëse Kongresi i Meksikës nuk e miraton planin. Ai gjithashtu përmes një postimi në Tëiter ka sqaruar se

Marrëveshja për Imigacionin dhe Sigurinë me Meksikën është kërkuar nga shtetet e Bashkuara shumë vite më parë.

“Ne kemi nënshkruar dhe dokumentuar plotësisht një tjetër pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes së Emigracionit dhe Sigurisë me Meksikën, të cilën SHBA e ka kërkuar për shumë vjet. Ajo do të zbulohet në të ardhmen jo shumë të largët dhe do të ketë nevojë për një votim nga organi ligjvënës i Meksikës”.

“Ne nuk parashikojmë problem me votimin, por nëse për ndonjë arsye miratimi nuk bëhet, tarifat do të rivendosen.”

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi me 5 për qind tarifë mbi mallrat meksikane. Ato u rritën çdo ditë derisa arritën deri në 25 për qind”.

Të premten, tarifat u hoqën, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Meksika shpallën një marrëveshje mbi imigracionin. Komunikata e përbashkët e lëshuar nga të dy vendet siguroi disa detaje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme