Trump kërcënon të largohet nga NATO: Është një tigër letre

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë seriozisht tërheqjen nga NATO.

Donald Trump po shpreh zemërimin dhe “neverinë” e tij ndaj Aleancës Atlantike dhe po kërcënon me një largim dramatik që do të riformësonte bashkëpunimin ushtarak që ka garantuar sigurinë e Kontinentit të Vjetër për 80 vjet, shkruan ANSA.

I zemëruar nga ajo që ai e percepton si mungesë mbështetjeje për luftën në Iran, ai i tha Telegraph se NATO është një “tigër letre” duke shtuar se edhe presidenti rus, Vladimir Putin e di këtë.

Ndërkohë, Financial Times raporton se presidenti i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi të ndalonte dërgesat e armëve në Kiev nëse aleatët evropianë nuk bashkohen për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Të ngjashme