Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Sayfullo Saipov, i cili është akuzuar për vrasjen e tetë personave në Nju Jork, duhet të dënohet me vdekje.
Trump tha se pas sulmit, Saipov ka thënë se është “i lumtur” dhe ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.
“Terroristi i Nju Jorkut ka qenë i lumtur. Ai ka vrarë tetë veta dhe ka plagosur rëndë 12. Ai duhet të marrë dënimin me vdekje”, tha Trump në Twitter.
Të hënën, Saipov, me prejardhje nga Uzbekistani, ka goditur kalimtarët me kamion në një lagje të Nju Jorkut.
Një gjykatë e qarkut të qytetit e ka akuzuar atë për terrorizëm.