Një nga historitë më të tmerrshme rreth Kim Jong, është konfirmuar së fundmi nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Në disa fragmente nga një libër që është shkruar nga gazetari i njohur Woodward, janë të paraqitura edhe letrat që dy liderët kanë shkëmbyer me njëri tjetrin. Në këto letra përshkruhet marrëdhënia e mirë që ata kanë, në bazë të atyre që thuhet nga vetë liderët.
Në një intervistë të regjistruar nga Woodward, Trump tregoi se si Kim i ka treguar atij se si vrau xhaxhain e tij duke e ekzekutuar.
Gjenerali Jang Song-thaek u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit me urdhër të nipit të tij. Kim pastaj shfaqi kokën e Gjeneralit Jang që të tjerët ta shihnin, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të mëparshme, trupi i Gjeneralit Jang u zhvesh dhe u hodh te qentë e uritur.
Ndihmësit e Gjeneralit Jang u ekzekutuan më pas duke përdorur armë me shurdhues. Anëtarët e tjerë të familjes së gjeneralit Jang gjithashtu besohet se janë vrarë nga regjimi.
Në atë kohë, Gjenerali Jang kishte qenë një nga figurat më të fuqishme në Korenë e Veriut, duke vepruar si udhëheqës de facto kur babai i Kim Jong-il nuk ishte mirë.
Pavarësisht se dinte për vdekjen brutale të gjeneralit Jang, Trump kishte lëvdata të ndritshme për diktatorin e Koresë së Veriut.