Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet për tregti me liderin e Kinës, Xi Jinping, kanë shkuar “më mirë se që është pritur” dhe premtoi një pauzë për vendosjen e sanksioneve të reja për të lejuar vazhdimin e negociatave.
“Nuk e kam me nguti, por gjërat po duhen shumë mirë”, tha Trump në Twitter, pas takimit në samitin G20 në Osaka.
Trump më herët e kishte quajtur takimin “të shkëlqyer” dhe tha se jemi sërish në vijë.
“Do t’i vazhdojmë negociatat”, kishte thënë ai.
Në postimin e tij, Trump tha se Kina është pajtuar të blejë “produkte bujqësore nga fermerët tanë të shkëlqyeshëm”.
Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar liderin Xi duke i thënë presidentit Trump se ka shpresuar që kompanitë kineze do të trajtohen mirë.
“Kina është e gatshem ëpr të vazhduar negociatat me SHBA-në, por negociatat duhet të jenë të barabarta dhe të shfaqin respekt të dyanshëm.
Presidenti Trump për një kohë të gjatë është ankuar lidhur me praktikat tregtare të Kinës dhe administrata amerikane po kërkon ndryshime nga Kina, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale amerikane dhe eliminimin e barrierave, që firmat amerikane dhe kompanitë e tjera të huaja, përballen në tregun e Kinës.
Pekini thotë se Uashingtoni po bën kërkesa të paarsyeshme dhe se duhet të bëjë konsensione.
Trump ka ofruar konsesion për kompaninë Huaëei, për të cilën më herët kishte deklaruar se është shumë e afërt me Qeverinë e Kinës dhe paraqet rrezik kombëtar.