Presidenti amerikan Donald Trump ka pushuar nga puna një zyrtar të lartë, i cili dëshmoi kundër tij në hetimin për shpërdorim të pushtetit.
Gordon Sondland, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në BE, u largua të premten vetëm disa orë pas kolonelit Aleksandër Vindman i cili kishte punuar si ekspert në Ukrainë nga Shtëpia e Bardhë.
Trump i mbijetoi fajësimit pasi Senati i dominuar nga republikanët votoi në favor të tij të mërkurën, transmeton Telegrafi.
Koloneli Vindman kishte dëshmuar në seancat dëgjimore të gjykimit se ai nuk mendonte se ishte “e duhur” që Trump të “kërkonte që një qeveri e huaj të hetojë” ish-nënkryetarin Joe Biden dhe djalin e tij.
Vindman, i cili lindi në Ukrainë, u kthye në punë të premten në Shtëpinë e Bardhë, por u largua me shpejtësi nga aty.
Tani ai është rikthyer në ushtri, tha ushtria amerikane, por nuk dha detaje të tjera.
Vindman mori medaljen prestigjioze për trimëri pasi u plagos nga një pajisje shpërthyese e improvizuar në Irak.
Në dëshminë e tij, Vindman argumentoi se ai besonte se avokati i përgjithshëm i atëhershëm i Ukrainës, Yuri Lutsenko dhe avokati personal i Trump, Rudy Guiliani, kishin “promovuar një narrativë të rreme” që minonte politikën e SHBA në Ukrainë.
Duke komentuar pozicionin e vet në Shtëpinë e Bardhë ai kishte deklaruar se ushtria i shërben vendit, dhe jo “ndonjë partie të veçantë politike”. /Telegrafi/