Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga detyra të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, duke shprehur publikisht pakënaqësinë e tij ndaj ish-të fejuarës së djalit të tij, Donald Trump Jr.
Deklarata e presidentit amerikan u bë të hënën, më 12 tetor, në Shtëpinë e Bardhë, pas një serie artikujsh të publikuar nga gazeta The Ëall Street Journal, ku ngrihen dyshime për parregullsi të pretenduara para dhe pas marrjes së detyrës diplomatike nga Guilfoyle.
I pyetur nga gazetarët nëse po shqyrton mundësinë e largimit të saj nga ambasada amerikane në Athinë, Trump u përgjigj: “Po e shqyrtojmë”, duke shtuar se nuk janë të kënaqur me situatën.
Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, Guilfoyle dyshohet se ka përdorur lidhjet e saj politike për të siguruar përfitime financiare dhe për të promovuar interesa private.
Ndër pretendimet e publikuara është edhe ai se ajo i ka kërkuar Eric Deters, një donatori, të paguante 100 mijë dollarë për shlyerjen e një borxhi në kartën e kreditit. Sipas të njëjtave raportime, Guilfoyle dyshohet se i ka ofruar në këmbim akses te zyrtarë të administratës amerikane.