Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër përmes të cilit ndalon pajisjet për armë që shumëfishojnë të shtënat, të cilat ishin përdorë nga sulmuesi që la të vdekur 58 persona në koncertin në Las Vegas vitin që shkoi.
Pajisjet e tilla mundësojnë pushkën për të shtënë qindra herë në minutë.
Gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë Trump ka thënë se ka kërkuar nga departamenti i drejtësisë që të propozojë një ligj përmes të cilit këto pajisje bëhen ilegale.
Debati mbi kontrollin e armëve u zhvillua me urgjencë pasi 17 persona humbën jetën pas të shtënave në një shkollë në Florida javën që shkoi.