Shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk po i beson inteligjenca amerikane.
Ky institucion i rëndësishëm i sigurisë shtetërore nuk i tregoi Donald Trumpit, se Rusia pagoi talebanët në Afganistan që t’i vrasin ushtarët amerikan dhe të forcave të tjera të koalicionit.
Kështu të paktën tha vetë shefi i Shtëpisë se Bardhë duke mohuar se ishte në dijeni për këtë zhvillim.
Madje u raportua se administrata Trump të hënën vendosi të njoftoj edhe anëtarët e tjerë të kongresit për këtë çështje.
Por ndryshe thonë zyrtaret e Inteligjencës për Associated Press të cilet pohuan se presidenti Trump ishte informuar për këtë çështje në fillimvit.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Iliri Pireva./KK