Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se hetuesi special Robert Mueller, ”nuk duhet të dëshmojë para Kongresit”.
Trump pati thënë më parë se nuk do të bllokojë Mueller nga dëshmitë dhe do ta lërë vendimin përfundimtar tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr.
Raporti i Muellerit prej 448 faqesh nuk gjeti prova të bashkëpunimit midis Rusisë dhe Trump gjatë fushatës zgjedhore 2016.
Dëshmia e tij, megjithatë, mund t’i japë Kongresit qasje në informata të reja të fshehura ndryshe nga redaktimet.
“Pse demokratët në Kongres tani kanë nevojë për Robert Mueller për të dëshmuar”, tha Trump përmes twitterit të dielën.
“Nuk kishte asnjë krim, përveç e kundërta dhe asnjë bashkëpunim”, theksonte ai tutje.