Trump mund t’i rrisë taksat për Kinën deri në 200 miliardë dollarë

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 18:09 | Nga

Administrata e Donald Trump po planifikon t’i rrisë taksat për mallrat kineze deri në 200 miliardë dollarë, që i bie rritje nga 10% në 25%.

Ky ndryshim që ende nuk është final por që mund të ndodh, vjen pasi SHBA-të dhe Kina tani gjenden në një luftë tregtare mes vete, shkruan CNN, përcjellë Klan Kosova.

SHBA-të kishin ngritur taksat për mallrat kineze në vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Të njëjtën gjë e kishte bërë pastaj edhe Kina.

Një rritje tjetër e taksave pritet të ndodh brenda kësaj jave.

Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Rober Lighthizer, në fillim të korrikut i shtoi tensionet midis dy shteteve duke rritur taksat për disa mallra kineze, përfshirë pemë dhe perime dhe veshmbathje.

Këto taksa mund të rriten edhe më shumë në muajin shtator.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha se këto presione të SHBA-ve nuk do të kenë ndikim në Kinë dhe se ata do të marrin masa tjera nëse shteti amerikan i rritë taksat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme